Në një fshat të Leposaviqit janë gjetur dhjetëra uniforma të Policisë së Kosovës dhe asaj serbe, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sveçla ka theksuar se kjo është dëshmi se mekanizmat e Serbisë mbesin përgjegjës për sulmin në Banjëskë.
“Mekanizmi terrorist i Serbisë në veri të Republikës së Kosovës po çmontohet çdo ditë e më shumë. Pas informatave inteligjente, në një shtëpi në fshatin Isev i Poshtëm në Komunën e Leposaviqit u gjetën dhjetëra uniforma të policisë se rregullt dhe asaj speciale serbe si dhe pjesë të uniformave të Policisë së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës se mekanizmat e sigurisë së Serbisë ishin dhe mbeten përgjegjësi i tentativës për destabilizim dhe aneksim të veriut të vendit tonë”, ka shkruar ai në Facebook.
Sveçla ka thënë tutje se institucionet e Kosovës po parandalojnë dhe luftojnë tentativat e Serbisë për destabilizim të vendit.
“Është detyrë dhe obligim i yni shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim, ndërkohë që është përkushtimi dhe vendosmëria jonë që me të gjitha mjetet ligjore të mbrojmë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë. Të gjitha elementet terroriste që tentojnë destabilizim do të shkatërrohen pa kursim e përgjithmonë”, ka shkruar ai.
-
Mbetet i lartë rreziku për destabilizim të veriut
-
Sveçla: Të angazhuar të çrrënjosim çdo mbetje terroriste të Serbisë në vendin tonë
-
Sveçla për gjetjen e detonatorëve në Leposaviq: Policia shmangi sulme të rrezikshme terroriste
-
Dy vjet pas Banjskës, Kosova e konsideron të pamjaftueshëm presionin ndërkombëtar ndaj Serbisë
-
Sveçla: Arsenijeviq duhet sa më parë të përgjigjet para ligjit, duke u dorëzuar

