14:19 - Tarja Formisto, kryesues e departamentit të Mjeksisë Ligjore nga EULEX-i ka thënë për KTV-në se deri më tani janë gjetur mbetjet mortore të tre personave dhe dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë.
Punimet që kanë filluar nga nëntori i vitit 2017 do të vazhdojnë edhe javën tjetër.
Formisto nuk ka dashur të krijojë spekulime për përkatësinë etnike të personave, pasi një gjë e tillë do të merret vesh përmes analizave të ADN-së.
Gjenden mbetje mortore në Gjakovë
Janë gjetur mbetje mortore në Gjakovë afër ish-ndërmarrjes “Metaliku”.
Në këtë vend janë duke punuar ekipet e EULEX-it dhe të Mjekësisë Ligjore.
Edhe
Mbetjet mortore në Gjakovë mund të jenë të serbëve të vrarë gjatë luftës
Kohavisioni merr vesh se bëhet fjalë për eshtra të të vrarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Gërmimet janë duke vazhduar dhe janë duke u mbikëqyrur nga komisionet qeveritare të Kosovës dhe Serbisë.
-
Në Gjakovë gjenden mbetje eshtërore, dyshohet se janë të një personi të zhdukur në luftë
-
Zbulohen mbetje mortore në Brekoc të Gjakovës, dyshohet se janë nga lufta e fundit
-
Gjenden mbetje mortore që mund të jenë të një personi të zhdukur nga lufta
-
Gërmime më Mitrovicë, gjenden eshtrat e së paku dy të zhdukurve gjatë luftës