Nënkryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj ka dhënë dorëheqje nga posti i sekretarit Shtetëror në Qeverinë e Malit të Zi.
“Në zgjedhjet lokale të nëntorit të vitit të kaluar kam qenë bartës i listës, prandaj dhe kam ndie obligim ndaj votuesit malësor që të jam këshilltar në kuvend të Tuzit”,ka thënë Gjeloshaj, përcjell Malësia.
Ai gjithashtu sqaron se në bazë të rregullores të ASH-së, nuk bëjnë dyfishime në mbajtjen e funksioneve.
Gjeloshaj ishte emëruar në postin e sekretarit Shtetëror pranë Ministrisë së Administrimit Publik nga prilli i vitit 2017.
Artikuj të ngjashëm
-
Presidenti i Malit të Zi thotë se e kërcënoi Nik Gjeloshaj, kërkon shkarkimin e tij
-
Gjeloshaj: BE, NATO dhe Kosova, “vija të kuqe” të qëndrimit tim në Qeveri të Malit të Zi
-
Nik Gjeloshaj thotë se ka arritur fitore bindëse në Tuz
-
Arrestohet Nik Gjeloshaj
-
Jep dorëheqje zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala