Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjatë vikendit do të bjerë shi me baltë nga pluhuri saharian

Foto: Alban Bujari

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë dy ditëve të vikendit në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, i përcjellë me vranësira të dendura.

Vranësirat gjatë natës dhe nesër do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë, deri sa në viset malore do të ketë vetëm reshje bore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin nga 6 deri 10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe më pas nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s”, thuhet në njoftimin për media të IHMK-së.

Por, Instituti tregon gjithashtu se pluhuri saharian i cili është në rrugë drejt Europës, prandaj reshjet e shiut mund të jenë të përziera me balt. Por këto, sipas këtij institucioni, nuk janë fenomene të pazakonta.

“Reshje me pluhur ka pasur dhe viteve tjera, hera e fundit me reshje te kësaj natyre ishin vitin e kaluar. Pluhuri nga Sahara ka përfshirë Spanjën, një pjesë të Italisë dhe nesër apo gjatë natës pritet të arrijë në Shqipëri dhe në vendin tonë me intensitet të dobët”, thuhet në njoftimin e IHK-së.