Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shi e ulje temperaturash këtë fundjavë në Kosovë

Mot me shi, cadra

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë ditëve të vikendit, në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sipas IHK-së, të shtunën pritet të ketë vranësira të theksuara e madje edhe riga shiu, ndërkaq të dielën parashihet edhe ulja e temperaturave.

“Të shtunën mot kryesisht i ngjashëm, por me vranësira më të theksuara. Gjatë pjesës së dytë të ditës, kryesisht gjatë natës, parashihen riga shiu të cilat intensitetin do ta rritin të dielën. Rigat e shiut në orët e vona të ditës së diele, parashihen të shndërrohen në reshje bore, kryesisht në formë sqote. Të dielën përveç ndryshimit të parametrave meteorologjik parashihet edhe rënie të dukshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, po ashtu edhe vlerat e presionit atmosferik do të kalojnë nën vlerat standarde”, thuhet në njoftim.

IHK-ja ka bërë të ditur se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9m/s.

Artikuj të ngjashëm