Malishevë, 9 korrik- Gjatë fundjavës, për shkak të reshjeve të shiut, në komunën e Malishevës është dashur të intervenohet në tri raste, ndërsa uji ka depërtuar nëpër disa objekte. Kjo u raportua sot në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve të kësaj komune.
Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar për ta larguar ujin në shkollën e Gollubovcit, pastaj në një shtëpi në Plloçicë, si dhe në një rast në Mleçan, kanë ndërhyrë për shkak të zjarrit, ndërsa sipas njoftimeve uji ka depërtuar edhe në një shtëpi banimi në Tërpezë.
Artikuj të ngjashëm
-
Shi i rrëmbyeshëm në Malishevë, shkakton dëme të mëdha
-
Lumi Mirusha në disa pjesë jashtë shtratit, akse rrugore në Malishevë vështirë të kalueshme
-
Vërshime në gjithë Kosovën, gjendje e jashtëzakonshme në dy komuna
-
Paçarizi: Gjendja në Malishevë është emergjente, janë evakuuar gjashtë familje
-
Në fotografi – Gjendja e rënduar nga vërshimet në Malishevë