Veterinari Habib Bytyqi, vetëm gjatë këtij viti në komunën e Istogut, ka trajtuar rreth 300 qen endacakë.
Pas kësaj, Bytyqi ka treguar që qentë dërgohen në Qendrën e trajtimit të përkohshëm, raporton KTV.
Ai ka thënë se sa ka qenë në menaxhim të komunës, procedurat kanë shkuar shumë ngadalë.
Ndërsa, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë si menaxhuese e këtij projekti, ka thënë se deri më tani, punët kanë shkuar sipas planit, por që puna nuk ka përfunduar ende.
Projekti për “menaxhimin dhe kontrollin e qenve endacakë” do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm.
Gjatë 2018-s, janë trajtuar rreth 14 mijë qen ose 1/3 e tyre, në tërë territorin e Kosovës.
Koordinatori i këtij projekti, ka thënë se është e domosdoshme që të vazhdohet ky projekt, por me buxhet më të madh.
Në mars të këtij viti, Qeveria kishte ndarë më shumë se 1 milion euro për trajtimin e qenve endacakë, duke e konsideruar si fazë emergjente.