Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjashtë të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Shqipëria ka regjistruar gjashtë të vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit. Autoritetet njoftojnë se gjatë kësaj periudhe janë infektuar me COVID-19 185 persona ndërsa janë shëruar 348 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në gjatë së dielës janë kryer 1281 testime dhe janë shtrirë në spital 274 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, Shqipëria ka regjistruar në total 269.383 testime, 59.623 të infektuar, 34.996 pacientë të shëruar dhe 1119 të vdekur.