Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjashtë arsyet pse deklaratat e Ramosajt për “Hidrodrinin” janë jo të ligjshme, sipas Salihut

Bekim Salihu, hulumtues i lartë në institutin GAP, ka numëruar gjashtë arsyet pse, sipas, tij deklarata e kryetarit të Deçanit për tërheqjen e kësaj komune nga kompania rajonale e ujësjellësit “Hidrodrini” është jo e ligjshme.

Të enjten, Bashkim Ramosaj, u deklarua se komuna që ai udhëheq do të shkëputet nga “Hidrodrini”, pasi doli se uji i këtij ujësjellësi ishte kontaminuar dhe ishte shkaktar për helmimin e rreth 1500 qytetarëve të Deçanit. Ai paralajmëroi formimin e një kompanie komunale për menaxhim të ujërave, ndërsa Salihu ka thënë se kjo deklaratë pos që është jo e ligjshme, është edhe joprofeisonale.

Image

Pikë të parë ai ka përmendur faktin që uji me Ligjin e Ujërave nuk konsiderohet aset i komunave, por pasuri shtetërore.

Si arsye të dytë, Salihu ka thënë se Komuna e Deçanit e siguron vetëm 35 për qind të ujit nga burimet brenda territorit e se përqindja tjetër sigurohet nga burimet tjera të rajonit të Pejës.

Në pikë të tretë ai ka thënë se Komuna e Deçanit s’ka të drejtë ligjore të themelojë kompani publike lokale për menaxhim të ujërave.

“Ketë mund të iniciojë komuna, por miratohet nga Qeveria, pas një studimi të fizibilitetit që siguron qëndrueshmëri financiare dhe mbulueshmëri teknike të territorit”, ka thënë ai.

Edhe Ramosaj kërkon që Komuna të menaxhojë ujin e pijes në Deçan Arbëri Ramosaj kërkon që Komuna të menaxhojë ujin e pijes në Deçan

Vendimi për tërheqjen nga përfaqësimi në një kompani rajonale e merr Kuvendi Komunale e jo kryetari, ka thënë Salihu për arsyen e katërt, ndërsa për të pestën ka thënë se asetet e “Hidrodrinit” (pompimi dhe rezervarët) nuk mund të tjetërsohen gjatë një dite me automatizëm pasi kjo ndërmarrje menaxhon me burimet e ujit edhe në Pejë, Istog, Klinë e Junik.

Në fund ka thënë se helmimet e paraqitura s’është dokumentuar ende që kanë ardhur për shkak të neglizhencës apo keqmenaxhimit nga “Hidrodrini”.