Të rinjtë nga Gjakova, thonë se qyteti i tyre po e humb atraktivitetin që e kishte dikur.
Ata druajnë nga rutina dhe mungesa e perspektivës.
Për Radion Evropa e Lirë, ata thonë se ndonëse ky vend është një nga qytetet e vjetra të Kosovës, megjithatë, aktualisht, ai ka vetëm një bibliotekë dhe asnjë kinema.