E heshtur në orët e fundit të 2017-s ishte komuna e Gjakovës. Rrugët, sheshet e çarshitë e qytetit ishin të boshatisura nga qytetarët.
10 minuta para ndërrimit të moteve, në çarshinë e vjetër në Gjakovë nuk kishte shenja feste, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOrganizim nga Komuna nuk kishte, derisa të pakta ishin edhe dekoret e fishekzjarrët për fundvit.
Qytetarët thonë se atmosferë e zbehtë nuk ishte edhe në vitet paraprake.
Kryetari i komunës, Ardian Gjini, i cili vizitoi shërbimet emergjente, si Policinë, zjarrfikësit e spitalin e qytetit, mosorganizimin e pritjes së vitit të ri e arsyeton me mungesë të buxhetit e donatorëve.
Pavarësisht kalimit të viteve, dëshirat e qytetarëve në vend vazhdojnë të jenë të njëjta, punësim dhe liberalizim.
Në Spitalin e Rajonal të Gjakovës, deri pas mesnatës ishin paraqitur 43 raste, 40 prej të cilave ishin persona nën ndikim të alkoolit.
Ndërkohë, policia në Gjakovë njofton se gjatë mbrëmjes është raportuar vetëm për një vetë-aksident.