Në qytetin e Gjakovës të gjitha dyqanet kanë qenë të mbyllura përgjatë ditës së hënë, për nder të festës së Pavarësisë së Kosovës.
Pronarët, prapa kamerave, kanë thënë se për herë të dytë janë të detyruar që t’i mbyllin dyqanet e, sipas tyre, po dëmtohen shumë, raporton KTV.
Por, jo të gjithë qytetarët ndajnë mendim të njëjtë për këtë vendim të komunës.
Njëjtë kishte ndodhur edhe me rastin e festës së Krishtlindjeve në dhjetor kur të gjitha dyqanet kanë qenë të mbyllura, përveç atyre që kanë leje të specifikuar me rregullore.
Por, zyrtarë të komunës dhe Inspektoratit komunalë, përmes telefonit kanë thënë se po e zbatojnë vetëm atë çka parashihet në rregullore.
Për dallim nga qyteti i Gjakovës, në qytetet tjera qarkullimi ka qenë më i madh dhe shumica e dyqaneve kanë qenë të hapura.
-
Qytetarët e Gjakovës sërish ankohen për mbylljen e dyqaneve gjatë festave
-
Habi në Gjakovë pse gjatë Krishtlindjeve pati dyqane të mbyllura
-
Habi në Gjakovë pse gjatë Krishtlindjeve pati dyqane të mbyllura
-
Në Gjakovë, qytetarët thonë se po kanë shumë obligime, prandaj s’po e respektojnë kufizimin e lëvizjes
-
Komuna paralajmëron bizneset e Gjakovës, më 22 prill pushohet për Pashkë