Komuna e Gjakovës bëhet komuna e parë me kontrata të hapura dhe të publikuara në faqen zyrtare të komunës. Këtë vendim e ka marrë Zyra e Prokurimit e kësaj komune me aprovimin e kryetarit të Komunës, Ardian Gjini.
Hapja e kontratave është bërë si rezultat i bashkëpunimit të Demokraci Plus (D+), Komunës së Gjakovës dhe Projektit të USAID-it për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, me qëllim të rritjes së transparencës dhe mundësisë së qytetarëve të komunës për të qenë të informuar në lidhje me shpenzimet e komunës, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për herë të parë kontratat e kësaj komune do të jenë publike si të plota. Deri më tani janë publikuar vetëm informata të kufizuara përmes njoftimeve të ndryshme. Qytetarët, mediat dhe shoqëria civile mund t’u qasen kontratave në vjegëzën https://kk.rks-gov.net/gjakove/prokurimi-2/kontratat-e-nenshkruara/. Kjo ka rëndësi të veçantë pasi që të gjitha palët mund të shohin se si komuna ka lidhur kontrata, me çfarë kushte, me cilët operatorë dhe me çmime për njësi veç e veç, jo sikurse aktualisht publikohen nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) në platformën e-Prokurim si vlerë e përgjithshme e kontratës”, thuhet në një komunikatë të OJQ D+.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)