Komuna e Lipjanit në bashkëpunim me “Open Data Kosovo, Girls Coding Kosova” të përkrahur nga “UNICEF Kosovo dhe Austrian Development Cooperation” kanë lansuar një platformë për të vendosur standarde të reja për transparencë në prokurimin publik. Kjo platformë digjitale “Kontratat e hapura”, në Komunën e Lipjanit, ia mundëson qytetarëve të kenë qasje në të dhëna të hapura në kontrata të cilat lidhen ndërmjet Komunës dhe të gjithë operatorëve ekonomikë.
Këto të dhëna përfshijnë të gjithë procesin nga njoftimi për kontratë, procedura e prokurimit deri tek publikimi i plotë i kontratës së nënshkruar me operatorin ekonomik.
“Open Data Kosovo” do të vazhdojë të replikojë këtë platformë edhe në komunat e tjera të Kosovës si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me Agjencinë e Shoqërisë së informacionit që ka institucionalizuar këtë platformë, duke e bërë atë pjesë të domenit qeveritar dhe ngritur nivelin e hapjes së të dhënave duke u bazuar në standarde ndërkombëtare.
(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Lansohet platforma mbi kontratat e hapura në Komunën e Lipjanit
-
Thaçi thotë se “Kontratat e Hapura” rrisin transparencën në prokurimin publik
-
Shërbime të reja online që ofrohen nga niveli lokal i qeverisjes
-
Për një vit Lipjani realizoi 37 marrëveshje bashkëfinancimi me partnerë vendorë e ndërkombëtarë
-
Lansohet platforma për shërbime komunale E-KOMUNAT