Komuna e Gjakovës ka filluar testimet serologjike, të cilat do të kryhen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Në këtë qendër kanë arritur 4500 teste IGG dhe 4500 të tjera IGM, këto do të tregojnë nëse një person ka krijuar antitrupa ndaj COVID-19. Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka thënë se ky proces është i rëndësishëm për luftim të virusit.
“Testimi do të bëhet në dy faza. Në fazën e parë, jemi të interesuar të dimë si e kemi situatën tek personeli arsimor për shkak se të hënën fillon viti i ri shkollor, pastaj ai shëndetësor dhe administrata komunale pasiqë kanë kontakt direkt më qytetarë. Për momentin, prioritetet janë këto. Pasi të përfundojmë me këtë fazë, do të shohim cilat do të jenë prioritetet në vijim. Personelit shëndetësor në QKMF dhe stafit të DSHMS-së ju uroj punë të mbarë”, ka thënë Gjini, njofton faqja e Komunës së Gjakovës.
Testet serologjike kapin vlerën e 89.100 eurove, që janë ndarë nga Komuna e Gjakovës, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
-
QKMF në Pejë kryen teste që s’parashikohen në kujdesin parësor, Komuna paguan dyfish më shtrenjtë
-
Gjini takohet me pronarët e bizneseve në Gjakovë, u premton mbështetje
-
Mbi 1 mijë e 300 konsultime këtë vit për IVF në Klinikën e Gjinekologjisë
-
Laboratori (jo)funksional
-
Mbi 19 mijë nxënës i nënshtrohen Testit të Maturës