Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

GIZ-i ndihmon kompanitë rajonale të ujit në Kosovë

Fondi Rajonal i Modernizimit të Shërbimeve Komunale i GIZ-it në bashkëpunim të ngushtë me organizatat partnere, ka përgatitur disa masa të financuara nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ).

Ndër veprimet që synojnë ndërtimin e kapaciteteve dhe qëndrueshmërisë së komunave dhe ndërmarrjeve të shërbimeve publike, GIZ-i siguroi paketa emergjente që përmbajnë dezinfektues dhe pajisje sigurie për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vlera totale e kësaj mase është 400 mijë euro, ndërsa prokurimi i paketave të mbrojtjes emergjente arrin në rreth 200 mijë euro. Brenda kësaj mase dhe me mbështetjen e Shoqatës së Ujësjellësve dhe kanalizimit të Kosovës (SHUKOS), të 7 kompanitë rajonale të ujit në Kosovë, morën pako emergjente që përmbajnë dezinfektues, maska, dorëza, kostume mbrojtëse, maska të plastifikuara, çizme, etj., në vlerën totale të rreth 30 mijë euro. Paketat do të dorëzohen në periudhën 18 - 22 nëntor 2020, njofton KRU Prishtina.

Peter Wolf, Menaxher i Fondit Sektorial të Fondit të Hapur Rajonal për Evropën Juglindore - Modernizimi i Shërbimeve komunale, thotë që qëllimi kryesor i fondit është të mbështesë komunat dhe shërbimet publike në ofrimin e shërbimeve komunale përmes bashkëpunimit rajonal dhe rrjeteve.

"Për shkak të pandemisë Covid-19, qeveritë lokale dhe shërbimet publike janë nën presion më shumë se kurrë për të siguruar shërbime adekuate dhe për të përmbushur standardet e larta të higjienës. Në Kosovë si në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ne duam t'i japim mbështetje të veçantë shërbimeve publike me anë të pajisjeve dhe materialeve mbrojtëse në mënyrë që ata të mund të ofrojnë shërbime adekuate dhe të përmbushin standarde të larta të higjienës në mbrojtjen e objekteve, vendeve të punës, hapësirave publike dhe natyrisht të mundësoj mbrojtjen sa më të mirë të mundshme të punëtorëve. Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim prezantoi disa masa mbështetëse për të forcuar kapacitetin e ndërmarrjeve dhe vlera totale e kësaj mbështetje për të 6 vendet në rajon është 400,000 euro”, tha Wolf.