Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq, ka pritur në një takim drejtorin e GIZ-it gjerman, David Oberhuber, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e deritashëm, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që jep Gjermania, në veçanti GIZ-i për zhvillimin e bujqësisë në Kosovë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Ziviq me këtë rast shprehi falënderim për mbështetjen që GIZ-i deri më tani ka dhënë dhe po jep për bujqësinë në Kosovë dhe theksoi për nevojën e thellimit të bashkëpunimit me GIZ-in, me qëllim të ofrimit të ekspertizës gjermane në proceset bujqësore në vend, transmeton Koha.net.
Me këtë rast, ministrja vlerësoi se projektet e përbashkëta të GIZ-it dhe MBPZHR-së kanë dhënë rezultate të mira dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.
Në anën tjetër, drejtori i GIZ-it David Oberhuber, theksoi se janë të gatshëm për të ofruar bashkëpunimin e tyre në projekte të ndryshme bujqësore në Kosovë dhe premtoi se GIZ-i gjerman do të jap mbështetjen e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme për avancimin e bujqësisë në Kosovë.
-
Ministrja Zhiviq merr mbështetjen e UNKT-së për zhvillimin e bujqësisë
-
Ministrja Zhiviq mirëpret mbështetjen e USAID-it për bujqësinë e Kosovës
-
Zhiviq merr mbështetjen e Francës për sektorin e bujqësisë
-
Gjermania do t’i investojë 20 milionë euro në bujqësi
-
Kosova siguroi 1.7 milionë euro nga Qeveria gjermane