Arbëri

Gërvalla reagon pas dështimit

Donika Gervalla

Foto: Driton Paçarada

Kandidatja e Lëvizjes Vetvënedosje për kryeparlamentare, Donika Gërvalla, ka reaguar pas dështimit të sigurimit të votave për ta marrë këtë detyrë. 

Gërvalla u propozua për herë të parë nga LVV-ja pasi Albulena Haxhiu dështoi të zgjidhej kryekuvendare edhe në seancën e 20 gushtit. 

“E thënë me fjalët e poetit: ‘Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!’ ka shkruar Gërvalla në Facebook. 

Kandidatura e Gërvallës në Kuvend të mërkurën nxiti të qeshura te deputetët e partive oponente të Vetëvendosjes. Deputetët janë shprehur disa herë se nuk votojnë kandidatë që kanë mbajtur pozita në Qeveri.

Gërvalla nuk ka arritur t’i marrë të gjitha votat e deputetëve të Vetëvendosjes. Për nuk votoi Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshorte e ish-kryetarit të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Ajo tregoi në Facebook arsyen e veprimit, duke shpërndarë dy postime akuzuese që Gërvalla i ka publikuar kundër ish-deputetit që ndodhet në Hagë, në procesin gjyqësor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Lexo përditësimet tjera
Kuvendi i Kosoves

Fillimi i ri, dy dështime