Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gërvalla: Radoiçiqi t’i dorëzohet Kosovës tani

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka kërkuar që organizatori i sulmit në Banjskë, Millan Radoiçiq duhet t’i dorëzohet Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në platformën X, të njohur si Twitter deri më tani, Gërvalla-Schwarz ka thënë se lirimi i shpejtë i Radoiçiqit në Serbi, dëshmon që i gjithë procesi është enigmë.

“Lirimi i shpejtë i terroristit Radoiçiq një ditë pas arrestimit të tij në Serbi dëshmon se i gjithë ky proces është një sharadë. Shteti serb urdhëroi sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe nuk mund të pritet që të japë drejtësi. Radoiçiq duhet t'i dorëzohet Kosovës tani”, ka deklaruar ajo.

 

Gjykata e Lartë e Serbisë të mërkurën ka liruar Milan Radoiçiqin një ditë pasi e arrestoi. Atij i është konfiskuar pasaporta dhe i është ndaluar shkuarja në Kosovë.

Gjykata e Lartë e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë që Radoiçiqit t’i caktohej masa e paraburgimit.

 

Artikuj të ngjashëm