Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gërvalla për Asociacionin: Propozimi i ri, me qasje krejt tjetër nga të kaluarit

Drafti i propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas ministres së Jashtme të Kosovës “ka qasje krejt tjetër nga të kaluarit”.

Muajin e shkuar, përfaqësues të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe të tri shteteve më të fuqishme evropiane (Gjermanisë, Francës dhe Italisë) propozuan në Kosovë dhe në Serbi një plan të ri, ku përfshihej edhe një “version modern” i draftstatutit të Asociacionit. Dokumentet dhe marrëveshjet e shkuara u diskutuan në takimin që kryeministri Albin Kurti pati me liderët evropianë në Bruksel. Kosova u shpreh e gatshme t’i nënshkruante, ndërsa akuzoi Serbinë se e refuzoi nënshkrimin. Pas takimeve, liderët evropianë – kancelari gjerman, presidenti francez dhe kryeministrja italiane – kërkuan nga Kosova themelimin e Asociacionit e nga Serbia njohjen de-facto të Kosovës.

Në një deklaratë për “DW” nga Gjermania ku po qëndron për Konferencën e Evropës, të thirrur nga ministrja e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, Gërvalla është pyetur se a e ka pranuar Kosova zyrtarisht Asociacionin.

“Nuk e di për cilin asociacion e keni fjalën, ka një asociacion i vitit 2013, është bërë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën Gjykata e vitit 2015 e ka shpallur si shkelje të më shumë se 22 neneve. Ne kemi një propozim të ri, një dokument të ri të Bashkimit Evropian, në vija të trasha ka një qasje krejt tjetër nga në të kaluarit. Por këto janë të gjitha gjërat që ne do t’i bisedojmë gjatë një procesi intensiv me Bashkimin Evropian dhe e gjitha kjo varet se a do të jetë ky propozim, ai i cili do të sjellë normalizimin përfundimtar me Serbinë apo jo. Nëse çfarë do lloj dokumenti shërben vetëm për Kosovën dhe nuk shërben për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin tonë atëherë ne jemi shumë skeptik se sa i përshtatshëm është ai për t’u diskutuar”, ka thënë Gërvalla.

Gërvalla ka thënë se Kosova pret nga BE-ja që të deklarohet për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë. “Ende jemi në pritje dhe ende përgjigja që dëgjojmë është që ende nuk kemi përfunduar hetimet. Mendoj që do të duhet të ishin përfunduar kohë më parë, sepse dëshmitë janë shumë të qarta rreth asaj çfarë ka ndodhur më 24 shtator në Kosovë, akti i 24 shtatorit është kryer me metoda terroriste, por ka qenë një akt i hapur që ka tentuar të aneksojë, pra, të pushtojë territor të Kosovës dhe presim një gjuhë shumë të qartë nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian se përndryshe besimi për të negociuar me Serbinë është dobësuar shumë”, ka deklaruar ajo.

Edhe Asociacioni konsiderohet nyjë në finalizimin e procesit të anëtarësimit në KiE Arbëri Asociacioni konsiderohet nyjë në finalizimin e procesit të anëtarësimit në KiE

Kryediplomatja gjermane me propozime për zgjerimin e BE-së

Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock ka mbajtur të enjten fjalim për afrimin e Bashkimit Evropian me vendet kandidate të BE-së.

Në një konferencë të mbajtur në Berlin ku morën pjesë ministrat e Jashtëm të BE-së bashkë me homologët e 10 vendeve kandidate, Baerbock e ka quajtur zgjerimin e BE-së domosdoshmëri gjeopolitike, veçanërisht duke pasur parasysh luftrat në Ukrainë dhe Lindje të Mesme, për çka sipas saj, BE-ja duhet të ndërmarrë reforma të thella për t’u përgatitur për të ardhmen gjeopolitike.

“BE duhet të krijojë një udhërrëfyes që do ta mundësonte këtë, gjatë legjislaturës së ardhshme të Parlamentit Evropian dhe përballë debatit për zgjerimin”, ka thënë ajo.

Edhe Gërvalla: Drafti i ri e respekton Kushtetutën Arbëri Gërvalla: Drafti i ri e respekton Kushtetutën

Baerbock tha se presidenti rus Vladimir Putin do të vazhdojë të përpiqet ta ndajë Ukrainën nga BE-ja, por edhe Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Ballkanin Perëndimor.

“Nëse këto vende do të destabilizoheshin përgjithmonë nga Rusia, kjo "do të na bënte të gjithëve të pambrojtur. Gjashtë shtete të BP, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia mund të jenë përfitues të këtij afrimi gradual”, ka shtuar ajo.