Donika Gërvalla kandidate për deputete nga iniciativa e Vjosa Osmanit, ka thënë se në zgjedhjet komunale do të garojnë si subjekt politik.
Ajo insiston se iniciativa e nisur nga Osmani do të vazhdojë si subjekt në vete, duke mos lënë mundësi që kjo iniciativë mund të shkrihet në një parti në Lëvizjen Vetëvendosje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë DESKU të KTV-së, Gërvalla tha se do ta legalizojnë çështjen e listës së tyre për të vendosur nëse do të vazhdojnë si iniciativë apo si parti politike.
“Kemi një pajtim se do ta legalizojmë çështjen e listës sonë, që fillimisht ka hyrë vetëm si listë votuese por do shndërrohet si subjekt i mirëfilltë, a do mbetet iniciativë apo parti politike do vendoset më tej sepse janë disa aspekte teknike që duhet t’i vlerësojmë. Vendimin e kemi marrë që do hymë si subjekt politik i mirëfilltë në zgjedhjet e ardhshme komunale”, ka thënë Gërvalla.