Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të pranojë se politika e butë ndaj Serbisë ka dështuar.
Sipas kryediplomates, politika e tyre ndaj Serbisë duhet të ndryshohet.
Në një postim në platformën “X”, Gërvalla ka thënë se Serbia ka shprehur refuzimin e saj për të zbatuar dispozitat e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.
“Serbia shprehimisht shpreh refuzimin e saj për të zbatuar dispozitat e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar. Tani nevojitet një ndryshim thelbësor”, ka shkruar Gërvalla.
Serbia explicitly states its refusal to implement the provisions of the Brussels and Ohrid agreements.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) December 14, 2023
I call upon the international community to acknowledge that the policy of appeasement towards Serbia has failed. A fundamental shift is needed now. pic.twitter.com/qFWOoeOb98
Serbia ka konfirmuar edhe me shkrim se nuk e ka ndërmend që ta zbatojë Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit të Raporteve me Kosovën dhe Aneksin e implementimit të saj, të dakorduar në Ohër.
Edhe
Gërvalla: Serbia duhet të jetë serioze, por s’jam optimiste për ndryshim
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka dërguar të enjten letër në selinë e Bashkimit Evropian, ku konfirmuar se shteti i saj nuk do t’i respektojë të gjitha nenet e marrëveshjes.