Ish-deputet i LDK-së, Gani Geci, ka thënë se nga Brukseli e Holanda është njoftuar se jeta e tij është në rrezik.
Ai përmes një video të cilën e ka postuar në profilin e tij në Facebook ka shtuar se këto informata në Bruksel kanë shkuar pas intervistimit të presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale.
“Dje rreth orës 18:00 na kanë thirrur në telefon disa persona nga Brukseli e Holanda dhe dua t’iu tregojë juve që pas intervistimit të presidentit të Kosovës, Brukseli ka informata se jeta ime është në rrezik. Mua më është thënë që të kem kujdes sepse sigurisht ka rënë dikush në përgjime dhe jeta ime është në rrezik.
Geci tutje ka shtuar se askush nuk mund ta frikësojë, duke shtuar se historia e familjes së tij nuk mund të rishkruhet.
“Komunikata numër 59 dhe historia e familjes time nuk mund të fshihet dhe nuk mund të rishkruhet nga askush, ajo është shkruar me gjak. Prandaj askush nuk do të mund as nuk ka fuqi të më kërcënojë në rrugën time të drejtë”, ka thënë ai.
Të nderuar qytetarë, dje me datën 22 .07.2020 nga vendet mike të Republikës së Kosovës që merren me sigurinë e qytetarëve të Kosovës dhe që kanë selin në Bruksel, kam marrë një informatë se jeta ime mund të jetë në rrezik!
Posted by Gani Geci on Thursday, July 23, 2020
-
Geci: Thaçi e Selimi kanë qenë në shtëpinë time në prag të publikimit të komunikatës së 59-të
-
Nisin hetimet për kërcënim ndaj presidentes, autori i postimit thotë se s’ka kërcënuar
-
Kërcënohet sërish presidentja Osmani
-
Policia inicion rast penal pas kërcënimit ndaj presidentes Osmani
-
Kërcënohet me jetë presidentja Osmani, kritikohen institucionet e drejtësisë për mosveprim