Gazetarja dhe autorja e librit “Mirupafshim në Kosovë”, Anna Exposito Valle, ka rrëfyer për kohën e luftës në Kosovë dhe si u prit në Kosovë si heroinë më 1999.
Në Interaktiv të KTV-së, ajo ka treguar emocionet e reagimet e njerëzve atë kohë, ku edhe vetë ishte pjesë.
“Po, sepse... epo erdhën një ditë para hyrjes së trupave të NATO-s, pra trupat e NATO-s prisnin gjatë gjithë kohës që serbët do të tërhiqeshin. Dhe pastaj menduam: po të vazhdojmë, të ecim para. Hymë në Vushtrri dhe njerëzit, në momentin që e panë një veturë civile dhe që s'ishte veturë serbe e s'ishin trupa serbe, dolën nga shtëpitë e tyre dhe filluan ta jepnin lule e na rrethuan, dhe me të vërtetë, u thosha se nuk jemi trupa të NATO-s, vetëm gazetarë”, tregoi ajo.
Exposito Valle ka thënë se megjithëse ka raportuar edhe nga zona të tjera të luftës, ajo në Kosovë ishte më e veçantë.
“Po, po... Dhe mendoj që ishte e veçantë, sepse edhe për popullin e Kosovës ishte luftë e gjatë. Për ne s'ishte luftë e gjatë. Pra, nuk e patën ndjesinë për një kohë të gjatë që janë të harruar, se komuniteti ndërkombëtar nuk i ndihmoi. Njerëzit në Kosovë e kishin këtë ndjenjë: pra që Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, që i kanë ndihmuar”.
Valle ka thënë se njerëzit që takoi gjatë luftës në Kosovë, kishte vazhduar t’i takonte edhe gjatë viteve të tjera. Ndërkaq, gazetarja spanjolle tregoi për dallimet që gjeti në Kosovën e pasluftës kur ishte rikthyer gjatë viteve 2002-2003.
“Dallimi i parë ishte që të gjithë njerëzit që i takova, kishin familje jashtë. Më të moshuarit qëndruan në Kosovë, por shumë prej djemve e vajzave të tyre iu desh të mërgonin. Jetët i kishin më të mira, por përsëri shpresonin që ta ndërtonin një shtet më të mirë. Thashë me vete, po mirë, le të kenë durim. Sepse i donin të gjitha aty për aty, në atë moment. Dhe mendoja: po t'i duan tani...”, tha ajo duke shtuar se njerëzit në Kosovë menjëherë pas luftës kishin pritshmëri të mëdha që gjërat do të përmirësoheshin.
Edhe
“Mirupafshim në Kosovë!” – përjetësimi i gazetares dëshmitare më 1999
“Po, po. Me të vërtetë i kishin, ata njerëz që i kam takuar. I kishin pritjet më të mëdha në botë. Dhe mendoj që ishte sepse ishin të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara”.
Valle tregoi edhe për momentet kur ritakoi familjet shqiptare 20 vjet pas luftës.
“Shumica më njohën menjëherë. Po, dhe më pritën me të vërtetë me zemër të ngrohtë. Mendoj, nuk e di me siguri, por mendoj që nuk e meritoj, sepse e kam punë. Por, janë kaq mirënjohës që kam shkruar për ta dhe për vuajtjet e tyre. Këtë ndjenjën e mirënjohjes ma japin gjithmonë me dashurinë e tyre”, shprehet ajo.