Arbëri

Gazetarja e CNN-it tregon se si shpëtoi pa u marr peng nga Arkani

Christiane Amanpour

Christiane Amanpour dhe James Rubin

Gazetarja e njohur e CNN-it, Christiane Amanpour, në podkastin e saj “The Ex Files”, ku mysafir kishte diplomatin amerikan James Rubin, ka treguar se si krimineli i luftës Zhelko Raznatoviq - Arkan kishte dashur ta merrte peng. 

Amanpour ka rrëfyer se si raportimet e saja ndaj serbëve dhe serbëve të Bosnjës, për politikat gjenocidale gjatë luftës në Bosnjë dhe luftës së pashmangshme në Kosovë, e kishin bërë atë shënjestër. 

“E ja ku isha në territorin e tyre, ndërsa amerikanët dhe NATO nisën bombardimet. Dhe ata më akuzonin mua. Thoshin ti je ajo që duhet fajësuar për gjithë këtë. Ishte shumë e frikshme. Vendosa të mos qëndroja në dhomën time, shkova të flija në dhomën e një kolegeje. Ishte vendim shumë i mirë”, ka treguar Amanpour. 

Ajo tregoi se ambasadori i një vendi skandinav e kontaktoi me fjalë koduese në 4 të mëngjesit duke e njoftuar se po e largojnë nga Serbia. E me t’u kthyer në dhomën e saj të hotelit kishte parë rrëmujë gjithandej. 

“Thash fal Zotit nuk fjeta në dhomën time...Dola nga Serbia nëpërmjet kufirit, them me Hungarinë dhe më pas fluturova mbi zonën e Kosovës dhe u dhash ferrin nga atje. Por, për fat të mirë nuk u mora peng”, tregoi Amanpour. 

VIDEO:
 

 

Intervista e plotë: