Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gazetarët nesër protestojnë, thonë “Mosndëshkimi vret lirinë e shprehjes”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se nesër, më 3 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shprehjes do të organizojë një protestë me moton ‘Mosndëshkimi vret lirinë e shprehjes’.

Protesta do të zhvillohet në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, në kryeqytet dhe fillon prej orës 11:00

AGK ka ftuar gazetarët që të marrin pjesë në këtë protestë në numër sa më të madh.

“Në këtë datë është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit dhe tema e sivjetme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) është “Të mbajmë pushtetin nën kontroll: Media, drejtësia dhe sundimi i ligjit” dhe rëndësia i kushtohet rolit të gjyqësorit të pavarur që siguron garanci ligjore për lirinë e shtypit dhe ndjekja ligjore e krimeve kundër gazetarëve”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

“AGK po ashtu ka në orientimin e saj që të përmirësojë dhe rrisë bashkëpunimin me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë dhe pikërisht për këto çështje do të protestojmë me moton: ‘Mosndëshkimi vret lirinë e shprehjes’”.