Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, nesër me 3 maj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, së bashku me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës, të përkrahur nga organizatat e shoqërisë civile zhvillojnë aksion protestues para objektit kryesor të Qeverisë, në sheshin ''Skënderbeu'' në Prishtinë.
#Folmosutut është motoja e aksionit e që për qëllim ka kundërshtimin e tendencave për të kufizuar lirinë e mediave dhe shprehjes në përgjithësi, sidomos përmes iniciativës së fundit të Ministrisë së Drejtësisë.
AGK fton të gjithë anëtarët e saj, gazetarët, pjesëtarët e shoqërisë civile si dhe të gjithë ata që kërkojnë respektimin e Lirisë së Shtypit dhe Shprehjes në vendin tonë që t’i bashkohen këtij aksioni.
Aksioni protestues #Folmosutut zhvillohet nesër, në ora 12.00, Sheshi "Skënderbeu", Prishtinë, thuhet në njoftimin e AGK-së.
-
Përmbledhje për protestat e gazetarëve në Ditën e Lirisë së Shtypit
-
Gazetarët në Kosovë sot protestojnë me moton “Mosndëshkimi vret lirinë e shprehjes”
-
Gazetarët nesër protestojnë, thonë “Mosndëshkimi vret lirinë e shprehjes”
-
AGK nesër në aksion protestues për mbrojtje të gazetarëve
-
“Fol mos u tut”, aksion protestues i gazetarëve