Besa Gaxheri, deputete e LDK-së, pasi shfaqi mospajtimin për shtyrjen e sërishme të lirimit të Ramush Haradinajt, tregoi për një ngjarje që asaj dhe disa kolegëve të saj nga Parlamenti i Kosovës u kishte ndodhur gjatë kthimit në Kosovë nga një vizitë zyrtare në Shqipëri, transmeton Koha.net.
Sipas Gaxherit, deputetëve u ndodhi një dramë e cila ka mundur të shndërrohej në tragjedi.
E, gjitha, sipas saj, ndodhi pasi në Rrugën e Kombit veturës zyrtare i kishte shpërthyer një gomë. Pas rregullimit të gomës, në autostradën Ibrahim Rugova kishte ndodhur edhe shpërthimi i një gome tjetër.
Pas këtyre dy shpërthimeve të gomave, Besa Gaxheri ka shtruar pyetjen: Ka qenë ky atentat i organizuar ndaj deputetëve, apo pakujdesi e shërbimit përkatës të Kuvendit për mirëmbajtjen e automjeteve.
Ajo ka kërkuar hetime nga Prokuroria lidhur me këtë rast.
-
Deputetit Manaj ia shpërthejnë gomat e veturës me thikë
-
Gaxherri akuzon deputetet e koalicionit qeverisës se s’kanë dashur të reagojnë për incidentin e Haradinajt
-
Gaxherri kritikon deputetet që nuk reaguan ndaj veprimit të Haradinajt në Prizren
-
Për zhvillimet e fundit politike diskutojmë sonte në Konfront me ish-deputeten Besa Gaxherri
-
Ish-anëtarja e Bordit: Veprat kriminale në QKUK po ndodhin për shkak të mosveprimit institucional