Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka njoftuar se dikush ia ka shpërthyer gomat e veturës me thikë.
Manaj përmes Facebook ka thënë se rastin e ka lajmëruar në Policinë e Kosovës dhe ka kërkuar që të zbardhet në tërësi.
Deputeti këtë ndodhi e ka lidhur me aktivitetin e tij si politikan dhe shkruan se askush nuk mund ta ndalojë në përfaqësimin e qytetarëve.
“Unë, asnjëherë në jetën time nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë problem personal me askënd. Prandaj, nëse ky veprim i ultë është tentim që unë të ndalem nga puna ime e përfaqësimit të qytetarëve në Kuvend të Republikës dhe nga angazhimi i çdo ditshëm për fuqizimin e shtetit ligjor dhe të së drejtës, e kanë gabim, sepse nuk ka forcë që me ndal nga ky përkushtim”, ka shkruar Manaj.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku thuhet se ka ndodhur të dielën rreth orës 12:00.
Edhe
Një i arrestuar në Rahovec, dyshohet se me mjet të mprehtë dëmtoi gomat e 2 veturave zyrtare
“Policia ka iniciuar një hetim për dëmtim prone dhe aktualisht po heton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qellim zbardhjen e motiveve të ngjarjes”, thuhet në njoftimin policor.
Të nderuar miq, Të dashur qytetarë të Republikës, Sot rreth ores 11:00 kam vërejtur se katër gomat e vetures time,...
Posted by Shkëmb Manaj on Sunday, December 13, 2020