Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica, ka thënë se sektori i gastronomisë është i shqetësuar se si pasojë e liberalizimit do të ikin punëtorët, por edhe konsumatorët.
“Duhet ta konsiderojmë se kemi masë të madhe të rinisë nën 35 vjet dhe për ne është shqetësuese jo vetëm për ikjen e punëtorëve, por edhe për llojin e konsumit sepse një i ri mund të konsumojë jashtëzakonisht më shumë se një i moshuar. Normalisht është shqetësuese sepse varemi pikërisht nga kjo shtresë e personave të kësaj moshe dhe jo të moshuarve sepse normalisht është qarkullimi më i madh dhe mundësia për të hyra më të mëdha në gastronomi”, ka thënë ai të enjten në “Konfront” të KTV-së.
Sipas tij, shqetësimi tjetër është se Kosova do t’i humbë edhe kuadrot profesionale në të cilat është investuar së fundmi në gastronomi. Ai ka thënë se duhet të gjenden mënyra për t’i mbajtur punëtorët në Kosov.
Vranica ka thënë se pasojat më të mëdha do t’i pësojnë bizneset e vogla dhe të mesme.
-
Bizneset e gastronomisë në depresion ekonomik, kërkojnë ndihmën e Qeverisë
-
GAP: 28% të qytetarëve synojnë të ikin nga Kosova
-
Zogaj: Emigrimi pas liberalizimit pritet të sjellë rritje pagash
-
GAP: Gati 30% e qytetarëve pritet të emigrojnë në tre muajt e parë të vitit
-
Rafuna: 67% e bizneseve të shqetësuara nga largimi i punëtorëve pas liberalizmit të vizave