Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​Gashi: ZRRE-ja duhet të gjejë mënyrë t’i kompensojë qytetarët që paguan rrymën në veri

Suzana Gashi – Udhëheqëse e Departamentit për Çështje Juridike, ka thënë se në vitin 2017 Avokati i popullit kishte hapur hetime se rryma e shpenzuar në veri u faturohet qytetarëve të pjesës së tjetër të vendit.

Sipas saj, një vendim i tillë shkel disa të drejta të cilat janë të paraqitura në raportin e Avokatit të Popullit.

Ajo ka thënë se kanë kërkuar nga ZRRE-ja qe t’i ndalë praktikat e tilla dhe të gjejë një mënyrë tjetër.

“Ky është raport i Avokatit të Popullit dhe nuk është detyrimisht i obligueshëm. Meqenëse ZRRE-ja nuk e kishte respektuar atëherë ne kemi ngritur padi. Meqenëse rasti është në gjykata nuk paragjykojmë se si do të vendosë Apeli. Ka qenë shumë sfiduese, sepse ne kur e kemi paraqitur padinë nuk e kemi ditur se sa është fatura. Mandej kemi parë që janë mbi 40 milionë euro. Tash ZRRE-ja e ka për obligim miratimin e tarifave, dhe ai është organi që më së miri do të dijë se si t’i kompensojë”, ka thënë ajo.