Jashtëzakonisht të vështirë e parasheh qeverisjen e koalicionit PANA.
Numri i deputetëve, sipas Arben Gashit nga LDK, e bën të brishtë fuqinë vendimmarrëse të tyre.
Ai në Rubikon të KTV-së ka thënë se opozita me LDK-në e LVV-në do të jetë jashtëzakonisht e fortë duke i pamundësuar koalicionit qeverisës të çojë përpara proceset e papërfunduara.
“Opozita do të jetë shumë e fortë, është jashtëzakonisht shumë e fortë, me një forcë politike kaq të madhe, me të gjitha partitë të cilën në total bëjnë 61 vota atëherë është e vështirë me qeverisë. Të gjitha temat të cilat i përmendi sot z. Veseli janë shumë të vështira vetëm për t’u diskutu, e lëre më për të hedhur në votim”, ka thënë ai.
Të panevojshme, e vlerëson Gashi, dëgjimin e fjalimit të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
-
Gashi nuk beson në 61 numrat e PAN
-
Gashi: Kam frikë se vendi do të hyjë në krizë buxhetore
-
Gashi: S’ka dyshim se Vetëvendosje ka plan bllokimin e institucioneve
-
Abrashi: Opozita pa qëllim të qartë po bllokon Kuvendin
-
Gashi: Kur arroganca bëhet rregull, qytetari duhet të rikthehet si gjykatës kryesor