Për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi do të duhej të negocionin politikanë normalë, ka thënë politologu Shkëlzen Gashi, në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”. Por, sipas tij, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë nuk janë të denjë ta udhëheqin këtë proces.
Gashi ka theksuar se Thaçi e Vuçiqi do të duhej të kishin të drejtë të negocionin vetëm për personat e rrëmbyer gjatë e pas luftës, fati i të cilëve nuk dihet ende, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas Gashit, presidenti Vuçiq, si ish-ministër i regjimit kriminal të udhëhequr nga Milosheviqi, duhet të tregojë se ku janë mbetjet e rreth 1300 shqiptarëve të rrëmbyer dhe t’ua kthejë ato familjarëve të tyre. Kurse Thaçi, si drejtor politik i UÇK-së, siç ka thënë Gashi, duhet të tregojë se ku janë mbetjet e rreth 400 serbëve të rrëmbyer dhe t’ua kthejë ato familjarëve të tyre.
Ai e ka quajtur hendikep për Kosovën që dialogu me Serbinë të përfaqësohet nga Thaçi... (intervistën e plotë lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Gashi thotë se duhet një gjykatë ndërkombëtare për t’i dënuar krimet e luftës
-
Gashi: Kosova ta çojë Asociacionin në Kushtetuese, të mos akuzohet si frenuese e dialogut
-
Gashi: Në dialog mungon qasja e barabartë dhe rreptësia e BE-së
-
Gashi e Philips pajtohen që çështja e të pagjeturve duhet të adresohet në dialog
-
Gashi: Me Vuçiqin e Daçiqin, Thaçin, Veselin e Haradinajn s’ka ndryshim të teksteve të historisë