Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar Rregulloren për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe formës për vërtetimin e sponsorizimit në kulturë, rini dhe sport.
Përmes kësaj rregulloreje përcaktohen kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për sponsorizime, lëshimin e vërtetimit dhe formën e tij si dhe procedurën e raportimit vjetor për sponsorizimin e realizuar.
Sipas rregullores, parashihet që dhënësit e sponsorizimit, të cilët mund të jenë persona juridikë ose fizikë, vendorë apo të huaj, aktivitetin e tyre duhet ta kenë të regjistruar, licencuar dhe fiskalizuar ndërkaq përfituesit qofshin ata fizikë apo juridikë, të këtij sponsorizimi duhet të jenë të regjistruar nëpër organizatat, institucionet përkatëse për kulturë, rini dhe sport qoftë në nivel lokal apo qendror.
Gashi e cilësoi këtë akt nënligjor jashtëzakonisht të rëndësishëm “i cili do të ndikojë drejtpërsëdrejti në përkrahjen më të madhe të aktiviteteve që planifikohen të organizohen në fushat e kulturës, rinisë dhe sportit”.
“Përmes kësaj rregulloreje qartësohet mënyra dhe procedurat e sponsorizimit për ata që duan ta bëjnë një gjë të tillë. I inkurajoj bizneset dhe të interesuarit e tjerë që të sponsorizojnë në kulturë, rini dhe sport, sepse kësisoj do të rritet numri i aktiviteteve dhe do të avancohen këto fusha. Synojmë që përmes kësaj politike të re do të ngritët edhe cilësia”, tha ministri Gashi, thuhet në njoftim.
-
Pritjet nga sponsorizimet për kulturë, rini dhe sport janë rreth 30 milionë euro në vit
-
Gashi: Ligji për sponsorizim do të thotë më shumë medalje për Kosovën
-
Gashi bën thirrje për amandamentim dhe zbatim të ligjit për sponsorizime
-
Ministri nënshkruan rregulloret për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve
-
Gashi premton mbështetje për KOK-un dhe sportistët kosovarë