Analisti nga Shqipëria, Shpend Gashi, ka thënë se me veprimet e fundit, kryeministri shqiptar, Edi Rama, është duke e faktorizuar veten dhe po dëshiron ta marrë rolin e protagonistit e të jetë një lider në Ballkan.
Të mërkurën në “60 Minuta” të KTV-së, Gashi ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, duhet ta ketë primare çështjen e Kosovës.
“Dua ta besoj që kryeministri i Shqipërisë, kushdo qoftë ai, e ka çështjen e Kosovës primare. Ai është duke u faktorizuar vetë si faktor sepse diplomacinë e ka pasion, do që të marrë rolin e protagonistit, ka nevojë për protagonizëm, do të jetë si një lider në Ballkan”, ka thënë ai.
Sipas Gashit, nuk është koha që të bëhen draft-statute për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por t’i tërhiqet vërejtja Serbisë.
“Nuk është momenti tani që të bëhen drafte, është momenti që Serbisë t’i tërhiqet vëmendja sepse jo më larg se para 1-2 orësh doli lajmi që janë rrëmbyer tre efektivë të Policisë së Kosovës nga ushtria serbe, tani ky është momenti që diplomacia duhet të vazhdojë dhe ta egërsojë pak gjuhën sepse serbët po tregojnë se janë pasardhës të linjës të Millosheviqit, politikat serbe, që do të thotë se e kanë shovinizimin në themelimin e politikëbërjes së tyre”, është shprehur ai.
Gashi ka shtuar se as Rama nuk po e ndihmon Kosovën, por as Kosova nuk duhet të ndihmohet nga Rama.
Edhe
Rama: Kosova të mos e mendojë Serbinë, por t’i kryejë detyrat në raport me BE-në
“Do të doja që ai lloj drafti do të duhej të ishte bërë në një tavolinë të rrumbullakët, me ekspertët më të mirë shqiptarë, si të Shqipërisë, si të Dardanisë. Rama do të duhej të konsultohej me Kosovën para se ta dorëzonte draft-statutin”, ka theksuar ai.
-
Rama: Taktikat vetëdëmtuese të Kosovës po e ndihmojnë viktimizimin e Serbisë
-
Rama: Të përmbushen sa më parë pikat e bashkësisë ndërkombëtare
-
Gashi: U goditën institucionet e Kosovës, Rama po mundohet ta rikthejë autoritetin si lider
-
Analistët kritikojnë qasjen e kryeministrit Rama për dialogun Kosovë-Serbi