Mbledhja e paraparë e dy qeverive shqiptare për 14 qershor është anuluar. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë të jashtëzakonshme ka thënë se duke marrë parasysh rrethanat e tensionuara në veri, ka propozuar një takim më të reduktuar, e se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka pranuar formatin e ri të takimit.
Bejtush Gashi, ish-ministër i Punëve të Brendshme, e ka parë këtë vendim si goditje për institucionet e Kosovës.
“Lajm i papritur dhe mund të përkufizohet si goditje e institucioneve të Qeverisë së Kosovës sepse aktualisht Qeveria po kalon nëpër një sfidë që në rrafshin ndërkombëtar është sfida më e madhe që e ka pasur”, ka thënë ai.
Sipas Gashit, kryeministri Rama po mundohet ta rikthejë autoritetin e tij në një lider që bashkëpunon me bashkësinë ndërkombëtare.
“Rama po mundohet të rikthejë autoritetin e një lideri në rrafshin rajonal në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndoshta përmes veprimeve të tilla po mundohet ta zhvendosë vëmendjen nga problemet që ka Shqipëria brenda”.
Gashi ka theksuar se çdo vendim që e merr Qeveria, duhet të koordinohet me partnerët ndërkombëtarë që marrin pjesë në sigurinë e Kosovës. “Vendimet në ato komuna duhet të jenë të koordinuara”.
Edhe
Reagon Qeveria: Hera e parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëanshme
“Qeveria nuk ka propozuar ndonjë strategji dalëse nga kjo situatë. Sektori i sigurisë në Republikën e Kosovës jo vetëm që është i ndërtuar por edhe i mbështetur nga faktori ndërkombëtar. Kosova me kapacitetet që ka nuk mund të përballojë presionet që asaj i bëhen dhe është e domosdoshme mbështetje ndërkombëtare”, ka deklaruar ai.
Sipas Gashit, situata në veri të vendit nuk mund të përshkallëzojë.
“Aktualisht prania e misionit të NATO-s aty ka krijuar ambient që është i kontrollueshëm dhe deeskalim nuk mund të ketë. Nuk mund të ketë sepse reagimi i misionit të NATO-s do të jetë i shpejt dhe nuk do të lejohen veprime siç ka ndodhur para dy jave. Situata aktuale e sigurisë është më stabile, por mund të tensionohet, por shkalla e reagimit do të jetë më ndryshe”.
-
Gashi për ndalimin e Spahiut: Serbia po synon të ushtrojë presion për rastin e Banjskës
-
Vlerësohen vetëm si shfaqje politike takimet mes deputetëve e kryeministrave të Kosovës e Shqipërisë
-
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë s`pritet të mblidhen as këtë vit, shkak mospajtimet
-
Rama thumbon Kurtin: Kryelartësia provinciale herët a vonë kthehet në ndëshkim