“Meqë partitë politike i kemi ende duke funksionuar si grupe parapolitike të pushtetit dhe parasë, pra funksionojnë si banda, atëherë edhe mënyrën se si e ndajnë këtë pushtet e kanë ngjashëm me atë të bandave, kur i ndajnë ‘territoret’”, ka thënë studiuesi i shkencave politike, Krenar Gashi
Kur partitë negociojnë për të ndarë pushtetin, çfarë e determinon këtë proces është paraja dhe pushteti, ka thënë doktoranti i shkencave politike në Universitetin e Gentit në Belgjikë, Krenar Gashi, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas tij, partitë politike në Kosovë, me pak përjashtime, nuk janë grupacione shoqërore të bashkuara rreth ideve politike, por më shumë funksionojnë si diçka mes ndërmarrjeve sociale dhe organizatave kriminale.
Për pesë vjet radhazi në raportet “Nations in Transit të Freedom House”, Gashi ka shkruar se problemi më qenësor i sistemit politik në Kosovë është joformaliteti i fuqisë. Ai ka thënë se në Kosovë vetëm simulohet demokracia parlamentare - ku votohet, zgjidhen përfaqësuesit të cilët më pas i zgjedhin institucionet... (intervistën e plotë lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
- Koha për një Asamble Kushtetuese: Dalja nga krizat e përsëritura institucionale
-
Gashi: Shoqëria kosovare duhet të krijojë një formacion të ri politik për zgjidhjen e problemeve
-
Partitë politike ngecin në procesin e reformave dhe demokratizimit
-
Nuk dihet se kush i financon partitë politike dhe si i shpenzojnë paratë
- Pse Kosova e ka gjithmonë të vështirë ta zgjedhë presidentin?