Kanë kaluar gati 4 muaj që nga vdekja e Astrit Deharit, ndërsa një hetim i ri pritet të nisë për ndriçimin e rrethanave të këtij rasti.
Pasi familja e të ndjerit përzgjodhi Qendrën Universitare të Mjekësisë Ligjore nga Lozana e Zvicrës për hetim, avokati Tomë Gashi dorëzoi në Ministrinë e Drejtësisë kërkesën për angazhimin e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuoi ka thënë KTV-së se pret që rezultatet e nxjerra nga hetuesit e pavarur t’i ndihmojnë edhe prokurorisë së shtetit në hetimin e saj.
Ai ka ritheksuar qëndrimin e familjes se rezultatet e nxjerra nga kjo qendër nuk do të kontestohen.
Kuvendi i Kosovës, në dhjetor të vitit të kaluar, miratoi rekomandimet për angazhimin e hetuesve të pavarur, në rast se do të kërkohej një gjë e tillë nga familja, e gjithashtu do të parashihej mbulimi i shpenzimeve për një proces të tillë.
Përveç në Ministrinë e Drejtësisë, shkresa e njëjtë është dorëzuar edhe në Prokurorinë e Shtetit dhe Kuvendin e Kosovës.
Në një përgjigje për KTV-në, Ministria e Drejtësisë, të mërkurën, ka shprehur përkushtimin që çdo kërkesë e familjes Dehari të trajtohet në pajtim me rekomandimin e Kuvendit.