Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se kauzë e PDK-së është dhe do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit.
“Zakonisht kjo është retorikë e subjekteve politike, të cilat pas zgjedhjeve e lusin PDK-në për bashkëqeverisje. PDK-ja ka vija të kuqe për korrupsionin dhe nepotizmin, por jo për vullnetin e qytetarëve”, ka thënë ai për televizionin publik.
“Ne do të bashkëqeverisim me një subjekt që është i përafërt me program me PDK-në”.
Ai ka thënë subjektet politike e dinë se ku qëndron PDK-ja në bazë të fuqisë, ndaj edhe ngarendin që të ndërtojnë koalicione parazgjedhore.
Artikuj të ngjashëm
-
Gashi: Vetëvendosje e LDK kanë pasur fushatë mashtruese, po tregohen oportunistë
-
Gecaj: PDK-ja do ta luftojë korrupsionin, qytetarëve do t’ua stabilizojë jetën
-
Gashi: Në listën e PDK-së s’ka asnjë kandidatë për deputetë që ka problem me ligjin
-
Deliu-Kodra: PDK nuk del në opozitë, vijë të kuqe korrupsionit
-
Gashi: Veseli kryeministër - s’lejojmë askënd ta shantazhojë PDK-në për të qeverisur drejt