Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gashi: Pa marrë parasysh mendimit të Qeverisë, zhbërja e Speciales kthehet në Kuvend pas 30 ditësh

Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se në debatin e kohëve të fundit rreth Gjykatës Speciale është me rëndësi që të dihen pozicionet e partive politike.

Në “Interaktiv” të KTV-së ai ka thënë se si duket pozicioni i PDK-së është heqja nga dora e vet e problemit dhe dërgimi i tij në Qeveri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kërkesa e 43 deputetëve ka qenë specifike, ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për datën 22 dhjetor, për orën 8 në mbrëmje. Sot jemi me 22 janar, pra një muaj pas. Kërkesa ka qenë dashur të hiqet fare nga rendi i ditës”, ka thënë Gashi, përcjell Koha.net.

Rruga që ka marrë, sipas Gashit, e rikthen në Kuvend këtë çështje.

“Në bazë të procedurave tash Qeveria e Kosovës ka 30 ditë kohë që të kthej përgjigje. Por kthen apo jo përgjigje Qeveria, kjo çështje renditet në agjendën e seancës së Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Gashi.

Duke folur për peticionin e Shoqatave të dala nga lufta, Gashi ka thënë se ajo është kërkesë vetëm për debat, dhe se do të ndjekë një rrugë tjetër atë të shqyrtimit në Komisionin për Peticione.


23:55 - Gashi: Haradinaj ka bërë lojë me demarkacionin

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë lojë me rastin e demarkacionit.

Sipas tij, Haradinaj nuk është dashur që në Kuvend të dërgojë projektligjin e vjetër të demarkacionit me raport kundërshtues të komisionit të Bulliqit.

Gashi ka thënë se Haradinaj është dashur t’i qëndronte prapa idesë që ka pasur vazhdimisht për demarkacionin dhe të mos e dërgonte në Kuvend projektligjin e vjetër.

“Haradinaj ka bërë lojën e vet. Ka dërguar projektligjin e njëjtë si qeveria paraprake e Mustafës dhe e thërret kuvendin të ratifikohet. Krahas tij ka dërguar raportin e Bulliqit që thotë se nuk duhet të ratifikohet”, ka thënë Gashi në Interaktiv të KTV-së.


23:59 Haradinaj s’ka kapacitet politik e profesional për vendime të mëdha, thotë Gashi

Duke komentuar fillimin e qeverisjes së kryeministrit Haradinaj, deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se ai nuk ka kapacitet për të qeverisur.

“Haradinaj nuk ka kapacitet politik dhe profesional për të marrë vendime të mëdha”, ka thënë Gashi, në “Interaktiv” të KTV-së.

Sipas tij, Haradinaj e ka shndërruar politikbërjen në depresion kolektiv. “Qytetarët sot janë në depresion për shkak të politikës që i udhëheq”, ka thënë ai.