Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka shprehur bindjen se Qeveria e Kosovës fillimisht duhet t’i bindë deputetët e koalicionit qeverisës për ta votuar Demarkacionin, pastaj të kërkojë ndihmë nga partitë opozitare
Ai i tha Radios Evropa e Lirë se Qeveria është ajo e cila duhet të gjejë përkrahje që marrëveshja të marrë votat e mjaftueshme për miratim.
“Kam përshtypjen se kryeministri Haradinaj ka dërguar marrëveshjen në Kuvend vetëm sa për ta hequr nga rendi i ditës në Qeveri dhe jo më një plan të qartë dhe një ide të qartë se çka do të bëjë me këtë projektligj”, tha Gashi.
Deputeti Gashi, vendimin e Qeverise për ta dërguar në Kuvend marrëveshje të cilën ka thënë se nuk e përkrah as kryeministri, e konsideron lojë.
“Zoti Haradinaj ka mundur ta rrëzojë në Qeveri këtë marrëveshja dhe t’ia dërgojë Kuvendit me rekomandim negativ, por mendoj se zoti Haradinaj ka bërë lojë me këtë rast dhe është e pandershme që të veprohet kështu”, tha Gashi.
Ratifikimi i Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, vazhdon të mbetet një prej çështjeve më të diskutuara në skenën politike të Kosovës. Kjo marrëveshje tashmë ndodhet në Kuvendin e Kosovës, por ende nuk dihet se kur do të procedohet në seancë plenare për votim.
-
Opozita e cilëson si lojë të pushtetit dërgimin e demarkacionit në Kuvend
-
Gashi: Pa marrë parasysh mendimit të Qeverisë, zhbërja e Speciales kthehet në Kuvend pas 30 ditësh
-
Haradinaj në kërkim të një “justifikimi” për ta mbështetur demarkacionin
-
Haradinaj u kërkon deputetëve t’i japin përgjigje demarkacionit
-
Deputetët të gatshëm t’i japin një përgjigje demarkacionit