Vënia e gurthemelit të Universitetit paralel të Prishtinës në veri të vendit ka nxitur reagime nga partitë opozitare. Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se për këtë veprim nuk ka “asnjë fjalë dhe zero përgjegjësi nga Qeveria e Kosovës”.
Gashi ka thënë se kryeministri Albin Kurti po ka interes tek votat, për të cilat, sipas tij, Kurti pati shumë fjalë e tash as edhe një reagim.
“Kryeministër, ku je? Gjersa po të ngritën struktura paralele, ti ku je? Serbia po investon mbi 6 milion euro, për ndërtimin e objektit prej 10.575 metra katrorë, të të ashtuquajturit ‘Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë’”, ka thënë Gashi.
Ndërsa, PDK-ja nga ana tjetër, e ka konsideruar kapitullim të Kurtit lejimin e vënies së gurthemelit. Nga kjo parti u tha se nisja e ndërtimit të këtij universiteti me buxhet të Serbisë është dështim dhe rrezik për jofunksionalitet afatgjatë të veriut të Kosovës.
-
PDK-ja e quan kapitullim të Kurtit gurthemelin e Universitetit në Mitrovicë
-
Vendoset gurthemeli i një shkolle në Mitrovicën e Veriut
-
Rama i ankohet për mos mbështetje, Kurti i thotë të gjejë një tjetër punë
-
Kurti: Në veri po bëhen investime që s’janë bërë qe dy dekada
-
Haradinaj për universitetin paralel: Kurti i pazot që të përballet me Serbinë