Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kurti po tregohet i pazot që të përballet me Serbinë.
Këtë deklaratë Haradinaj e ka bërë gjatë një konference për media, teksa kritikonte vënien e gurë-themelit të universitetit paralel në veri.
“Ka mjaft situata ku Kurti po tregohet i pazot me u përballë me Serbinë, ose po i shlyen borxhe, po i paguan borxhe Serbisë që ia ka Kurti. Nuk po flasim më për taksën që është hequr, e reciprocitetin që nuk është vendosur. Është rritja e importit nga Serbia, që flet shumë, pastaj e kemi edhe si mbërrin deri te bllokat, tregues interesant që flet. Si arriti qeveria jonë me identifiku se bllokat e Serbisë e paskan një masë të caktuar që i kthen në pozitë të barabartë me bllokat tonë, mos me ardh ata më lirë në Kosovë. Kjo flet shumë. Pastaj e dëgjojmë kryeministrin e Serbisë duke folur për rrugën e Paqes, për gazsjellësin rus, e nuk e dëgjojmë kryeministrin tonë duke na treguar se kur do të bëhet gazsjellësi amerikan. Pse na duhet nesër me u kyq në energjinë ruse, kur e kemi në Greqi atë amerikan”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, të ndërtohet universiteti i Prishtinës nga institucionet e Serbisë është absurd.
“Në të kaluarën e dini si kemi vepruar në raste të ngjashme, kur zyrtarët serbë kanë tejkaluar kompetencat gjatë qëndrimit në Kosovë. Kjo është ajo pse e kam pyet Kurtin mos je peng, mos të mbajnë me diçka”, është shprehur i pari i AAK-së.
-
Haradinaj kritik ndaj Kurtit: A është kundër gazit apo kundër Amerikës?
-
Haradinaj: Kurti e ka ndarë mendjen t’i bëjë keq Kosovës
-
Haradinaj kritikon Kurtin, disa ministra dhe deputetë largohen nga salla
-
Haradinaj: Situata në veri është më serioze sesa po provon ta devijojë Kurti
-
Haradinaj: Kurti është amater politik, ka bërë shumë gabime