Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se kompetente për propozimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është vetëm Qeveria e Kosovës dhe askush tjetër.
Këto komente Gashi i ka bërë në përgjigje të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili bëri të ditur të enjten se u ka dërguar një propozim të draftstatutit të Asociacionit, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.
Gashi ka thënë se Qeveria e Kosovës është kompetente edhe për menaxhimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë.
“Të jemi të qartë e të saktë; kompetent për propozimin e statutit të Asociacionit, si dhe menaxhimin me partnerët ndërkombëtarë, është vetëm Qeveria e Kosovës, askush tjetër, asnjë qeveri e ndonjë vendi tjetër”, ka shkruar Gashi në Facebook.
-
Rama u përgjigjet atyre që e akuzojnë për Asociacionin
-
Propozimi i Ramës konsiderohet ndërhyrje në punë të brendshme të Kosovës
-
Qeveria e gatshme për hartimin e një drafti për Asociacionin, opozita e konsideron të vonshëm
-
Heshtja e Qeverisë për Asociacionin
-
Gashi: Kosova ta çojë Asociacionin në Kushtetuese, të mos akuzohet si frenuese e dialogut