Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka thënë se numri i testimeve në Prishtinë është larg më i madh se në komunat tjera, prandaj edhe ka më shumë raste.
Sipas tij, nuk mund të jetë Prishtina në një zonë të kuqe me numër të madh të rasteve dhe qytetet tjera të jenë në zonën e gjelbër e të mos kenë asnjë rast.
Gashi ka thënë problemi është te numrat dhe te testimet.
“Praktikisht është mirë që teste të bëhen në nivel vendi dhe jo vetëm në Prishtinë. Nuk është problemi te diskriminimi sa është te gjetja e rasteve aktive. Qëllimi i IKSHPK-së dhe i MSH-së është ndërprerja e COVID-19, por këtij qëllimi duhet t’i shtohet arsye. Nuk mund të jetë një qytet tjetër që është në afërsi të Prishtinës, më mirë se Prishtina”, ka thënë ai.
Ai tutje ka shtuar se rritja e numrit të rasteve ka qenë për shkak edhe të rritjes së numrit të testimeve në nivel vendi.
Edhe
Gashi: Sa më shumë bëjmë testime, aq më i madh do të jetë numri i të infektuarve
Gashi ka thënë se as vendet e rajonit nuk e kanë gjendjen më mirë se Kosova.
“Çdo ambient ku ka grumbull të njerëzve është burim i përhapjes së infeksionit. Nuk është vetëm gastronomia burim i infeksionit, janë edhe institucionet. Unë kam kërkuar mbikëqyrje të ashpër të zbatimit të masave të cilat ishin para një jave në fuqi”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se asnjë qytet tjetër nuk i ka shifrat në bazë të numrit të banorëve, më mirë se kryeqyteti.
Sipas tij, në tri qendra të mjekësisë familjare në Prishtinë janë duke u bërë teste për Covid-19.
Edhe
Prishtina s’e sheh zgjidhje karantinimin, por testimin masiv
Ai ka thënë se brenda ditës në qendër realizohen deri në 200 teste.
Gashi ka thënë se në dy javët e fundit ka rritje të madhe të qytetarëve të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore.