Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka deklaruar se sa më i madh të jetë numri i testimeve në vend, aq më i madh do të jetë numri i të infektuarve.
Gashi në Interaktiv të KTV-së ka deklaruar se në tri javët e fundit, janë rritur rastet me koronavirus në Kosovë.
“Sikur t'i realizojmë nesër 3200 testime, sigurisht se do t'i kemi 700 infektime. Ky është proporcioni dhe nuk mund të jetë ndryshe. Varet edhe nga rastet dhe personat që identifikohen si kontakte”, ka deklaruar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Gashi: Është e pakuptimtë mbyllja vetëm e Prishtinës për shkak të rasteve me COVID-19
-
Prishtina s’e sheh zgjidhje karantinimin, por testimin masiv
-
Prishtina me 91 raste aktive me COVID-19, bëhet thirrje për kujdes nga banorët
-
Në Prishtinë janë 60 raste aktive me koronavirus
-
Parashihet rritje e rasteve me koronavirus, bëhet thirrje për vaksinim