Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gashi: Asnjëherë nuk pati konkurs publik në KEDS, reagimi për këtë është problem

(Ekonomia Online) - Kryesindikalisti i punëtorëve të KEDS-it, Rashit Gashi, thotë se në këtë korporatë ka ende punësime të paligjshme dhe partiake, duke shtuar se asnjëherë nuk hapen konkurse publike për pranimin e kuadrove të reja.

Gashi, i cili është larguar tash një vit nga puna, tha që për shtatë vite pune nuk ka parë asnjë konkurs publik në këtë kompani dhe sipas tij janë shfrytëzuar lidhjet me politikë gjithmonë.

“Në kohën sa isha sindikalist, tash po bëhen një vit prej kur që nuk jam pjesë e KEDS, po formalisht jam pjesë e sindikatës ende, edhe sa isha në marrëdhënie pune kisha deklaruar që ka punësime të militantëve të ndryshme të partive por edhe njerëzve me duar hekurta, me njerëzve me ndikim në drejtësi dhe politikë që punësohen në kohë të ndryshme edhe gjatë fushatave por edhe para fushatave në KEDS”, tha Gashi.

“Unë vet kam punuar mbi shtatë vite dhe asnjëherë të vetme nuk kam pa asnjë konkurs publik për sa i përket marrëdhënies së punës. As të paktën asnjëherë nuk ka pasur as konkurs intern brenda kompanisë që të marrin ose të avancohen punëtorët ekzistues nga pozita të ndryshme, por çdoherë janë shfrytëzuar lidhjet me politikën dhe njerëzit autoritarë në drejtësinë e Kosovës që të punësohen fëmijët dhe familjarët e tyre”, theksoi tutje ai.

Ai tha që është shumë problematike të reagosh dhe të denoncosh raste të tilla, pasi siç thotë Gashi, këto reagime kanë qenë fatale për të.

Edhe Inspektorati i Punës vendos në favor të Gashit, të cilin KEDS-i e largoi nga puna në fillim të vitit Arbëri Inspektorati i Punës vendos në favor të Gashit, të cilin KEDS-i e largoi nga puna në fillim të vitit

“Është problem shumë me reagua një kompani private, me denoncua publikisht një punëtor ose një sindikalist. Unë si një kryesindikalist në KEDS, ato që i kam deklaruar publikisht kanë qenë fatale dhe hakmarrëse për mua. U largova prej pune pikërisht për arsye të organizimit sindikal të brendshëm, dhe kur goditet kryesindikalisti brenda një organizate çka presin punëtorët, kush i mbron ata”, deklaroi ai.

Ai tha që akoma pret të kthehet në punë, dhe të mbrojë zërin e sindikalistëve.

Mes tjerash Gashi tregoi edhe për vështirësitë gjatë pandemisë që kanë pasur punëtorët, duke i cilësuar si më të atakuarit nga virusi Covid-19.

Mes tjerash, ai tha se ka vite që punëtorët përballen me mungesën e ushqimit kualitativ, prandaj ai thekson se mirëqenia e tyre duhet të rregullohet.

Edhe Gashi pretendon se KEDS-i ia ka cenuar edhe privatësinë Arbëri Gashi pretendon se KEDS-i ia ka cenuar edhe privatësinë

“Në KEDS, ka gjëra që mund të avancohen edhe më shumë, ne kemi nevojë për një punë shumë serioze, për një mirëqenie të mirë të punëtorëve dhe të mos kenë probleme nga rrjedhat e jashtme, por edhe problemet me shujtat ushqimore që nuk kanë lëvizur asnjëherë, kemi nevojë për një ushqim kualitativ, e sidomos gjatë kohës së pandemisë, ku të gjitha restorantet kanë qenë të mbyllura”, përfundoi Gashi.

Krejt ky reagim nga ana e sindikalistëve ka ardhur si pasojë e punësimit të djalit të ish-Kryeprokurorit të Gjykatës së Apelit, njëherit prokuror special Haxhi Dërguti, i cili thuhet se ka punësuar djalin Hajdin Dërguti, në zyrën ligjore të KEDS dhe po ashtu bashkëshorten e këtij të fundit në një departament tjetër në të njëjtën korporatë.