Udhëheqësi i Zyrës në Komisionin Qeveritar për të Pagjeturit, Kushtrim Gara ka folur për kërkimet që janë duke u bërë në Kizhevak të Rashkës, duke shtuar se janë duke u zhvilluar kërkime edhe në anë të Gjilanit.
"Jemi të fokusuar në gjetjet mortore në Kizhevak të Serbisë. Kjo është java e dytë e kërkimeve në këtë vend. Është një rast i dorëzimit të mbetjeve mortore në një familje në Klinë", theksoi ai.
Kështu tha ai në mbledhjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ku ndër tjera kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ramë Manaj tha se duhet të jepet përgjigje atyre mbetjeve mortore, dhe të dihet se të kujt janë ato 300 mbetje që ndodhen në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ai ka përmendur edhe nevojën për arkiv të digjitalizuar.
"Ne përveç sfidës kemi propozuar edhe veprimet që duhet të ndërmerren. Skanimi i materialeve duhet të bëhet për gjithë procesin. Kemi paraparë se çfarë janë mjetet e nevojshme, të cilat janë të karakterit teknik", ka theksuar Manaj.
E, kryetar i delegacionit të Kosovës, Ibrahim Makolli tha se mekanizmi i shtetit duhet të ketë dokumentacion, meqë përveç ndjekjes penale të atyre që kanë bërë krimin nevojitet një arkiv e tillë.
Edhe
Gara: Ende s’kemi ftesë për vazhdimin e gërmimeve në Serbi, pala serbe refuzoi takimin në Prishtinë
"Ne me ligj e kemi obligim që të hartojmë listën e të zhdukurve. Sot aktualisht në bazë të këtyre të dhënave figurojnë 1638 persona të zhdukur. Askund në regjion nuk vendos për këto çështje Instituti i Mjekësisë Ligjore. Për këtë është i krijuar Komisioni Qeveritar", shtoi ai.
"Është identifikuar edhe një numër i familjeve që nuk kanë dhënë gjakun e tyre, sepse ata besojnë që të afërmit i kanë në burgjet në Serbi. Kjo do të jetë edhe një prej sfidave të komisionit. Të punohet që të gjithë të japin mostrat e gjakut. Mbi 2000 familjarë i kanë varrosur ata pa autopsi dhe pa analiza të ADN-së", tha ai.
-
Gara: Vetëm presioni ndërkombëtar mund të kontribuojë në zgjidhjen e rasteve të të zhdukurve
-
Gara: Serbia vazhdon të politizojë me çështjen e të zhdukurve me forcë gjatë luftës
-
Kosova kërkon personat e pagjetur edhe në Bosnje dhe Kroaci, Serbia nuk bashkëpunon
-
Gara: Mungon bashkëpunimi i Serbisë për gjetjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës