Gara çiklistike Kampionati i Kosovës për vitin 2023 do të bllokojë për qarkullim për automjete disa rrugë të vendit përkohësisht të shtunën e të dielën, ka njoftuar Policia e Kosovës që ka treguar planin operativ.
Nga kjo bllokadë do të preket një segment i autostradës “Arbën Xhaferi” dhe disa rrugë të tjera.
Më datë 15.07.2023, duke filluar nga ora 13:30, në segmentin Lipian-Bibaj (autostrada ‘Arbër Xhaferi’) do të fillojë pjesa e parë e kësaj gare.
Më datë 16.07.2023, itinerari i garës është më i gjatë (160 km), gara fillon në ora 10:30 me këtë itinerar të lëvizjes: Bibaj-Lipjan-Prishtinë, F.Kosovë (Bresje), pastaj rruga nacionale F.Kosovë-Aeroport-Komoran-Malishevë dhe anasjelltas.
Policia ka thënë se në këtë kohë do të ketë bllokim të qarkullimit dhe riorientim nëpër rrugë alternative.
Policia ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe ka apeluar që të planifikojnë me kohë qarkullimin në rrugët alternative që të mos krijohen tollovi e kolona të panevojshme.
-
Më 5, 6 dhe 7 qershor mbyllen përkohësisht disa segmente të autostradave
-
Në tri ditët e ardhshme do të mbyllen përkohësisht rrugët kryesore të Kosovës
-
Mbyllen për qarkullim segmente të autostradave “Arbën Xhaferi” e “Ibrahim Rugova”
-
Ndalohet qarkullimi në dy segmente në autostradat “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”
-
Dy autostradat do të mbyllen përkohësisht të premten dhe të shtunën