Banorët e fshatit Gadish vlerësojnë se vërshimet në fshatin e tyre janë pasojë e mungesës së infrastrukturës, ngase deri tashti qeverisja lokale e Gjilanit nuk e ka ndërtuar rrjetin nëntokësor dhe ndërtimin e rrugëve të lagjeve të fshatit. Si pasojë e reshjeve të fundit të shiut rrugët e lagjes së fshatit janë bllokuar, kurse ka pasur edhe dëme.
Rrjeti i kanalizimit në këtë fshat , të cilin e kishin ndërtuar banorët me mjete vetjake tashmë është jofunksional, si pasojë e vërshimeve. Banorët kanë kërkuar ndihmë nga Komuna për dëmet e shkaktuara nga vërshimet. Mirëpo thonë se deri tashti ende nuk kanë ndonjë përgjigje.
Rexhep Ajvazi, kryetar i Bashkësisë Lokale që përfaqëson fshatin Gadish, deklaron se qeverisja lokale e Gjilanit ende nuk ka marrë masa për zbutjen e dëmeve, të shkaktuara nga reshjet e kohës së fundit në Gadish, shkruan sot Koha Ditore.
Ai thotë se Komuna është e obliguar që të investojë në ndërtimin e infrastrukturës. “Uji është stabilizuar, por ka pasoja, kurse në Komunë kemi bërë kërkesa dhe ajo duhet të dalë për vlerësime dëmesh. Rruga e fshatit është mbyllur për shkak të reshjeve, sepse është shembur një mur.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Gjilanit i mbesin të papërfunduara projektet infrastrukturore shkaku i pandemisë
-
Në Gadish të Gjilanit asnjë investim nga Komuna, banorët e ndërtojnë vetë kanalizimin
-
Komunat ende në pritje të kompensimeve për dëmet e viteve 2023-2024
-
Banorët e fshatit Kuk vetorganizohen për rregullimin e infrastrukturës rrugore të dëmtuar nga vërshimet
-
Përmbytjet, edhe nga “dora” e institucioneve